“Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Maj, 2025

Komente


“Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë



Për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga mos pagesa e borxheve nga ana e qytetarëve Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” njofton se është detyruar të ndërpresë grumbullimin e mbeturinave.

Në njoftimin e Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. thuhet se “për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”.

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve”, thuhet në njoftim..



Tutje “PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veprojë urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj